Masakër në një xhami në Nigeri, 120 të vdekur e 270 të plagosur

Të paktën 120 persona u vranë dhe 270 të tjerë u plagosën në një atentat në xhaminë e madhe në Kano, që drejtohet nga një nga përfaqësuesit më të lartë myslimanë të Nigerisë, i cili kishte bërë thirrje për të ngritur armët kundër Boko Haramit.

Një atentat kamikaz i dyfishtë, ku vijuan më pas goditje nga persona të armatosur. Një sulm i një dhune ekstreme i zhvilluar në qytetin kryesor të veriut të vendit preku xhaminë në mes të një lutje të premten.

Fillimisht pati dy atentate me kamikazë para xhamisë së madhe, deklaroi një zëdhënës i policisë nigeriane, Emmanuel Ojukwu. Më pasë, disa persona të armatosur hapën zjarr mbi ata që përpiqeshin të largoheshin.

Xhamia ndodhet në pallatin e emirit të Kanos, Mohammed Sanusi II, përgjegjësi i dytë më i rëndësishëm në Nigeri.

Për momentin nuk dihet se ku gjendej emiri në çastet e shpërthimit.

Ne rreth 15 persona të armatosur, katër u vranë turma e zemëruar dhe të tjerët arritën të largohen, theksoi policia.

Të paktën 120 të vdekur dhe 270 të plagosur, ky është bilianci më i fundit zyrtar, që është ende provizor, i dhënë nga forcat e sigurisë. / Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button