Policia identifikon autorët e rrahjes së në Tetovë, ku një i ri u qëllua më thikë

Një 15 vjeçar nga Tetova dyshohet si i ka shkaktuar plagë me thikë një gjimnazisti 16 vjeçar gjatë rrahjes që dje ka ndodhur rreth orës 16 në oborrin e gjimnazit të Tetovës, informon zëdhënësi i policisë Marjan Josifovski.

“Pas identifikimit I riu së bashku me prindërin e tij është thirrur në polici ku është biseduar me të. Më vonë në shtëpinë e tij është gjetur edhe thika që është përdor dhe do të dorëzohet për ekspertizë. Ndaj autorit do të lëshohet padi penale. Edhe pjesëmarrës të tjerë në këtë rrahje janë identifikuar nga policia”, thotë Josifovski.

Ngjarja ka ndodhur pas një konfrontimi verbal mes nxënësve kur ata ishin në pushimin e gjatë. Pas eskalimit të incidentit një 10 vjecr ka marrë disa plagë me thikë. Ai është dërguar në spitalin e Tetovës për trajtim mjekësorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të ngjashme

Back to top button