Shërimi shtëpiak i nxënësve do të jetë preventiva kundër epidemive

Ministria e shëndetësisë rekomandon  që nxënësit të cilët tregojnë simptome të gripit në sezonin e ardhshëm të dërgohen në shërim shtëpiak, me qëllim që pengohet zgjerimi i epidemisë në Shkollë.

Nëse një fëmijë nuk do të ndihet mirë, do të duhet të paraqitet te kujdestari i klasës dhe ai në biseda me prindërit , ta ndaj nga fëmijët e tjerë dhe ta dërgoje në shtëpi. 
Në këtë periudhë nëpër shkolla paraqitet hepatiti, verdhëza, gripi dhe sëmundjet tjera respiratore infektuese.

Këta fëmijë duhet të shërohen në kushte shtëpiake dhe në këtë mënyrë do të pengojmë zgjerimin e infeksioneve, thotë mjekja Jovanka Kostova, udhëheqëse e sektorit për sigurinë preventive.
Në fillim të vitit shkollor ende nuk është evidentuar ndonjë paraqitje e pazakontë  të sëmundjeve infektive. Sezoni i gripit  fillon nga tetori ose nëntori dhe tash për tash gjendja nëpër shkolla është e qetë

Lajme të ngjashme

Back to top button