Nexhipi mundet të operohet

Kapiteni i Partizanit, Nderim Nexhipi, është i pafat këtë sezon, pasi në momentin e tij më të mirë i duhet të pushojë për shkak të një dëmtimi që mori në dorë në ndeshjen me Kukësin. Dëmtimi që pësoi në sfidën ndaj verilindorëve nuk u duk problematik pas ndeshjes, por në ditët në vijim dora e Nexhipit ka pasur komplikacione të tjera shëndetësore.

Pas ekzaminimeve të para është vërejtur se lojtari kishte pësuar një krisje kocke në dorë dhe, për këtë arsye, ai mori trajtimin mjekësor duke e fashuar dorën. Mirëpo dje gjendja e lojtarit është përkeqësuar, pasi dora e tij është ënjtur dhe për këtë arsye Nexhipi u vizitua në një nga spitalet private të kryeqytetit.

Sipas burimeve pranë spitalit ku lojtari dje kreu vizitën, mësohet se Nexhipi për 2-3 ditë do të mjekohet me antibiotikë. Në rast se gjendja nuk përmirësohet, s’përja-shtohet mundësia që Nderim Nexhipi t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button