Australia me stuhi të fuqishme

Së paku 39 persona janë lënduar, si pasojë e stuhisë më të fuqishme që ka goditur në tri dekadat e fundit qytetin Brizbejn, që është qyteti i tretë për nga madhësia në Australi.

Stuhia ka shkulur kulmet e shtëpive, ka nxjerrë drunjtë me rrënjë dhe është përcjellë me breshër të madhësisë së topit të tenisit.
Shpejtësia e erës ishte 140 kilometra në orë dhe zyrtarët nënvizuan se ishte kjo stuhia më e fuqishme në 30 vitet e fundit, por shtuan se për fat të mirë, asnjë prej personave të lënduar nuk kanë pësuar lëndime serioze.

Lajme të ngjashme

Back to top button