David Camerun, reformë ndaj emigrantëve

Papunësi në minimun historik edhe pse me paga të uleta, kurre sukses i partive euroskeptike. Janë disa nga pikat të cilat kanë shtyrë kryeministrin britanik, David Kamerun, të flase për një reformë të emigracionit e cila çon në kontrollin e fluksit jo vetëm nga jashte zones shengen por edhe të personave nga vende anëtare të Bashkimit Europian. Kamerun ka shfrytezuar viziten e tij ne nje fabrike per te lancuar pikat e reformes se emigracionit.

Ai u shpreh se mirëqenia eshte e lidhur ngushte me kontributet e taksapaguesve britanikë. Miliona njerëz po i paguajnë taksat rregullisht dhe kjo nuk mund tu japë të drejtën emigrantëve që të përfitojnë menjëherë nga këto kontribute. Kamerun u shpreh qartë se emigrantët europianë duhet të kenë një ofertë pune përpara se të mberrijne në Britani dhe se mund te perfitojne ne Mbreterine e bashkuar vetem nese kane paguar contribute per kete vend te pakten per 4 vjet. Kryeministri britanik e pranoi se këto janë reforma radikale, por tha se janë të arsyeshme, pasi duhen marrë masa për të frenuar emigracionin nga vendet europiane. Ky qëndrim i Kamerun vjen pasi zgjedhjet e ardhshme po afrojne. Shifrat tregojnë se numri i emigrantëve në Britani të Madhe ka shkuar deri në 260 mije vete, megjithe premtimet e konservatorëve gjatë fushatës zgjedhore të tyre për ta reduktuar ate.

Lajme të ngjashme

Back to top button