Kërkohet llogaridhënie publike për përcjelljen dhe mbikëqyrjen e komunikimeve

Fondacioni Metamorfozis, Qendra për zhvillimin e mediave dhe OJQ-ja Infocentar i bashkangjiten koalicionit të madh ndërkombëtar dhe kërkojnë nga Republika e Maqedonisë të vlerësojë se a është legjislacioni nacional dhe aktivitetet në fushën e përcjelljes së komunikimeve në përputhje me detyrimet e marra ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut.

Organizatat tona i përkrahin trembëdhjetë parimet e propozuara ndërkombëtare kundër përcjelljes së pakontrolluar dhe mbikëqyrjes së komunikimeve. Këto parime, për herë të parë në histori, vendosin një kornizë për përcjellje dhe mbikëqyrje, në kontekst të detyrimeve ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut.

13 parimet e paraqitura para Këshillit për të drejtat e njeriut janë: ligjshmëria e kufizimit të privatësisë; kufizimet të kenë qëllim legjitim dhe të jenë të domosdoshme; përcjellja e komunikimeve të jetëadekuate dhe proporcionale me qëllimin e përcaktuar; vendimin për përcjellje ta marrë organi kompetent gjyqësor; të respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ata të njoftohen me kohë për përcjelljen e komunikimeve të tyre; shfrytëzimi i përcjelljes së komunikimeve të jetë transparent dhe t’i nënshtrohet mbikëqyrjes publike; të sigurohet integriteti i komunikimeve dhe i sistemeve; të sigurohen mjete mbrojtëse në bashkëpunimin ndërkombëtar; si dhe të ketë mbrojtje nga qasja e paligjshme te komunikimet.

Që të forcohet besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore, e njëkohësisht të sigurohet funksionimi i tyre demokratik, në Maqedoni detyrimisht duhet të vendosen mekanikzma për kontroll civil dhe llogaridhënie të shërbimeve shtetërore që kanë autorizim dhe që posedojnë pajisje për përcjellje dhe mbikëqyrje të komunikimeve në internet. Privatësia është e drejtë themelore e njeriut e garantuar me Kushtetutën e RM-së dhe mbrojtja e të dhënave personale duhet të ngritet në nivelin më të lartë të mundshëm nga të gjithë faktorët relevantë në shoqëri, sektori shtetëror, afarist dhe joqeveritar.

Më 20 shtator 2013, një grup organizatash të shoqërisë civile nga vendet e ndryshme, zyrtarisht i prezantoi 13 parimet, në një ngjarje që u mbajt në margjinat e mbledhjes së 24 të Këshillit pët të drejtat e njeriut të KB-ve. Në ngjarje morën pjesë: Navi Pillay, Komisare e lartë për të drejtat e njeriut të KB-ve dhe Frank LaRue, raportuesi special i KB-ve për lirinë e të shprehurit dhe të menduarit, si dhe përfaqësues të Privacy International, Fondacioni Electronic Frontier, “Access“, Human Rights Watch, “Raportuesit pa kufinj” (Reporters Without Borders), ?sociacioni për komunikime progresive (Association for Progressive Communications), dhe “Qendra për demokraci dhe teknologji” (Center for Democracy and Technology). Zyrtarisht, nikoqirë ishin Misionet e përhershme në KB të Austrisë, Gjermanisë, Lihtenshtajnit, Norvegjisë, Zvicrës dhe Hungarisë. 

Navi Pillay, Komisari i lartë për të drejtat e njeriut i KB-ve, në fjalimin hyrës para Këshillit për të drejtat e njeriut, në hapjen e sesionit m 9 shtator, tha: “Ligjet dhe politikat duhet të përshtaten që t’i përgjigjen mundësisë për shkelje drastike të privatësisë së mediave, që e mundësojnë teknologjitë bashkëkohore të komunikimit”.

Frank LaRue, Raportuesi special i KB-ve për lirinë e të shprehurit dhe të menduarit, në raportin e tij të fundit deri te Këshilli për të drejtat e njeriut, qartë e theksoi lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet mbikëqyrjes që e bëjnë vendet, privatësisë dhe lirisë së të shprehurit: “E drejta për privatësi shpesh konsiderohet si parakusht kryesor për realizimin e lirisë së të shprehurit. Përzierja e panevojshme e privatësisë së individëve mund të çojë deri te kufizimet e drejtpërdrejta ose indirekte të zhvillimit të lirë dhe këmbimit të ideve. …Shkelja e një të drejte mund të jetë edhe shkak dhe pasojë e shkeljes së një të drejte tjetër”.

Më tepër informata për 13 Parimet, si dhe listën me organizatat nënshkruese mund ta gjeni në ueb-faqen: https://NecessaryandProportionate.org.

Lajme të ngjashme

Back to top button