Besimi: Jemi të interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore

Për tu integruar në BE vlerësojmë se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunim regjional  janë shumë me rëndësi dhe Maqedonia vazhdon të dialogojë për të gjetur zgjidhje për kontestet e hapura me fqinjët. Kështu u shpreh sot zv/kryeministri për euro-integrime, Fatmir Besimi në debatin me temë “Integrimi Evropian në Ballkanin Perëndimor” që u mbajt sot në Shkup.

“Dua të theksoj edhe njëherë se Maqedonia mbetet e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për ti tejkaluar gjitha sfidat që janë paraqitur në këtë sferë. Jemi të fokusuar në udhëheqjen e dialogut për të gjetur zgjidhje për kontestet që i kemi me gjithë fqinjët tanë” tha mes tjerash Besimi duke prezantuar para diplomatëve në debat sfidat euro-integruese të vendit.

“Duhet pranuar se ende ballafaqohemi me sfida në lidhje me dialogun politik dhe kapacitetin demokratik të institucioneve, por kisha thënë se shumica e tyre janë tejkaluar dhe punojmë në atë drejtim.” tha Besmi.

Ai tha se Qeveria mundohet ta rivendos dialogun me gazetarët për ta përmirësuar imazhin e Maqedonisë para vendeve të BE-së.

“Një sfidë tjetër që jemi ballafaquar në këtë periudhë është dialogu me gazetarët dhe mediat, por jemi të përkushtuar dhe do ta rivendosim këtë dialog. Kemi biseduar dhe do të vazhdojmë të hapim debat me gazetarët për perceptimet e ndryshme që kemi, me qëllim që ta përmirësojmë imazhin e vendit” tha mes tjerash Besmi.

Aderimi në Bashkimin Evropian për vendet kandidatë domethënë përforcim i institucioneve dhe kapaciteteve demokratike të institucioneve, si dhe çelja e perspektivës ekonomike, është i mendimit Besimi.

“Reformat janë të mira për vetë vendin kandidat për aderim në BE” tha zv/kryeministri për euro-integrime, Fatmir Besimi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button