VV përjashton koalicione me PDK-në, LDK-në e AAK-në

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Erzen Vraniqi në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se subjekti të cilin ai e përfaqëson nuk do të bëjë koalicion me partitë të cilat kanë udhëhequr deri më tani në Kosovë.

Ai ka theksuar se VV-ja i ka dy parime mbi të cilat do të mund të hynte në koalicion me ndonjë subjekt politik e ato janë : përputhja e programeve edhe besimi i ndërsjellët në mes partive.

“Këto dy parime duhet të jenë të rregulluar që të realizohet koalicioni ose bashkëpunimi me një subjekt politik. Në këto dy parime VV-ja nuk përputhet me partitë të cilat kanë udhëhequr deri më tani me Kosovën, d.m.th me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në”, tha ia.

Vraniqi ka shtuar se VV-ja përveç PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, nuk e përjashton mundësinë që pas raundit të parë, të krijojnë ndonjë koalicion ndonjë subjekt tjetër politik. 

Lajme të ngjashme

Back to top button