Analistët: Marrëdhëniet ndëretnike në krizë

Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedonia janë të tensionuara dhe kjo dukuri është në rritje dita-ditës. Arsyeja kryesore është ndjekja e standardeve të dyfishta për bashkësitë etnike nga ana e institucioneve. Ky konstatim i dhënë ditë më parë nga ambasadori amerikan Poll Uolers, u ritheksua edhe mbrëmë në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat. 

“Në Maqedoni kemi një tendencë, një apati ndëretnike ku grupet etnike e humbin vullnetin të mendojnë për një integrim me palën tjetër, kjo veçanërisht është e shprehur te rinia shqiptare. Kemi një paralelizëm. Nuk e shohin vetveten në asnjë pikë të përbashkët me palën tjetër. Nuk kemi ne marrëdhënie ndëretnike konfliktuoze, por ne kemi një paralelizëm…..  a zakonisht tek shqiptarët kontesti është me institucionet edhe aty duhet të definohet problem”, deklaroi Albert Musliu, analist. 

Ish diplomati Risto Nikovski, reagimin e ambasadorit Uolers e vlerësoi të padrejtë dhe joparimor. Por Ismet Ramadani tha se pikërisht qëndrimet si ai i Ristovskit prishin marrëdhëniet ndëretnike. Ramadani nënvizoi se duhet bërë shumë kujdes, nga personat zyrtarë që drejtojnë shtetin, dhe nbga ana tjetër, janë të ngarkuar me ndjenja nacionaliste. Faji sipas Ramadanit duhet kërkuar tek institucionet e vendit, e jo te faktori i jashtëm. 

“Ambasada e Amerikës në Shkup çdoherë ka reaguar kur shqiptarët janë të rrezikuar apo i ka mbështetur ata kur kanë bërë punë që nuk ishin të ligjshme. Nuk mbaj mend që Ambasada e Amerikës në Shkup të reagojë për çështje parimore. Ne kemi shkelje të ligjit për flamurin çdo ditë dhe kjo krijon një mosbesim të thellë. Pse nuk reagon Ambasada e Amerikës, kjo është shkelje e parimeve”, u shpreh Risto Nikov, ish diplomat.

“Nëse flasim se duhet t’ju besojmë institucioneve, duhet t’i rregullojmë marrëdhëniet ndëretnike dhe në të njëjtën kohë kemi paraqitje të tilla që mund të paraqiten edhe si këshilltar të kreut më të lartë të shtetit, të institucioneve të ndryshme dhe nëse ajo pastaj ekzekutohet përmes atij që e mban atë post, qoftë kryetar shteti apo qeverie dhe vepron sipas këtyre qëndrimeve, atëherë ne marrëdhëniet ndëretnike jo si ka thënë Uolersi por do t’i prishim edhe më keq dhe e përditshmja po tregon se kështu nuk rregullohen marrëdhëniet ndëretnike”, deklaroi Ismet Ramadani, analist.

Sa i përket “bombës” së paralajmëruar nga ana e opozitës, bashkëbiseduesit dolën me vlerësime të ndryshme. Ramadani shpreson në ndryshimin e qeverisë; Musliu kërkon nga subjektet shqiptare që të kërkojnë mekanizma mbrojtëse për shpërndarjen e resurseve, ndërsa për Risto Nikov ajo është qesharake.

“Sipas meje kjo edhe do të ndodhë, sigurisht se në 2015 dhe këtu ka edhe një argument tjetër, kjo qeveri është gjithnjë e më e lodhur. Fatkeqësisht partner Ali Ahmeti nuk është me Gruevskin sado që në segmente të caktuara ata mund të jenë partnerë por në atë që do të thotë udhëheqje të shtetit aty nuk ka partneritet”, tha Ismet Ramadani, analist. 

 “Tash nëse kjo bombë reagon në mënyrë negative te marrëdhëniet ndëretnike ajo do ta prodhojë pamundësinë e subjekteve politike shqiptare të bashkëpunojnë me një subjekt politik, ajo bie deri te ndryshimi i subjekteve politike në institucione. Por unë ju bindi se problem mund të bëhet edhe më i gjerë, të kërkohet ndryshimi i mekanizmave, imponimi i mekanizmave mbrojtës që ky keqpërdorim i resurseve të mos ndodh edhe njëherë”, theksoi Albert Musliu, analist.

“Bombë nëse ke duhet ta hedhësh e jo të paralajmërosh se ke bombë. Kur paralajmëron se ke bombë e zhvlerëson atë. Mendoj se është pak qesharake.. çfarë është kryesorja, për momentin, qeveria kjo apo cilado, kjo shoqëri ku jetojmë ne, sot ka një problem më të madh. Ne kemi problem edhe me varfërinë, papunësinë, marrëdhëniet ndëretnike megjithatë ky shtet është i bllokuar nënçmuar dhe me ultimatum nga Brukseli, NATO dhe BE: Ose emrin ose anëtarësimin. Pra ne duhet të jemi të bashkuar rreth ruajtjes së dinjitetit të popullit shumicë”, u shpreh Risto Nikov, ish diplomat. 

“Shumica mund t’i thërrasë të gjithë të tjerët, jo shumicë në një unitet kombëtar, kur do të sillet në çdo aspekt të jetës në mënyrë të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve”, deklaroi Albert Musliu, analist .

Sipas bashkëbiseduesve shqiptarë, porosia e ambasadorit amerikan Uolers rreth marrëdhënieve ndëretnike dhe qasjes së institucioneve ndaj tyre ishte shumë e drejtpërdrejtë, ndaj duhet shqyrtuar seriozisht. Ndërsa Nikov propozon formimin e një Komisioni të përbërë shqiptaro-maqedonas që do të diskutonte arsyet që cenojnë marrëdhëniet ndëretnike

Lajme të ngjashme

Back to top button