Pas shumë vitesh premtime filloi ndërtimi i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Pas një kohe të gjatë premtimesh dhe zhagitje, sot në Tetovë u vendos gurthemeli i objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës.
Në një manifestim të organizuar pikërisht në festën e flamurit, ministra, deputet përfaqësues të pushtetit lokal dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BDI-së, hodhën lopatat e para në themelin e objektit të ri.
Drejtori Hakli Fazliu, tha se kjo ka qenë një nevojë e cila ka kërkuar katër vite punë për të ardhur deri te fillimi i punimeve. Ai e vlerësoi si shumë të nevojshëm ndërtimin e këtij objekti që i ka munuar qytetit të Tetovës.
Fillimin e punimeve për objektin e ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës e përshëndeti edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, që e konsideroi këtë një investim të rëndësishëm për qytetin.