Halimi, apel administratës: Mbroni punën tuaj, mos lini militantët pa përvojë t’u zëvendësojnë

Ish ministri i Drejtesise, Eduard Halimi i ben apel punonjesve te administrates te mos bien ne kurthin e presioneve politike, por te mbrojne punen e tyre me ligj.

Ne nje postim ne profilin e tij ne FB, Halimi shkruan se ata duhet te kerkojne zbatimin e ligjit, te mbrojne punen e tyre dhe te mos lejojne militantet partiake, pa kualifikim dhe pa pervoje t’i zvendesojne haptazi ne kundershtim me ligjin.

“Revanshi ndaj administrates rrezikon seriozisht integrimin. Zbatimi i ligjit per sherbimin civil eshte kush i padiskutueshem per integrimin evropian. Kujtojme qe ligji per statusin civil ishte nje prej tre ligjeve qe Brukseli kerkoi me domosdoshmeri te miratohej.  Spastimi i administrates ne shkelje te ligjit eshte kthim mbrapa, me pasoja dhe deme te medha per vendin.  Si ne opozite dje ashtu dhe ne kryeministri sot, po i njejti bllokues mbetet Rama”- shkruan Halimi./ Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button