Pavarësia, shpaloset flamuri 70 metra i gjatë në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi

Një flamur 70 metra i gjatë është shpalosur në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi në qytetin bregdetar të Vlorës.

Flamuri është vendosur në njërin krah të tragetit dhe ky veprim bëhet në kuadër të festës kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë.
I njëjti flamur është shpalosur dhe në 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar, ndërsa sot shënohet 102 vjet pavarësi.

Flamuri i vendosur në traget vihet qëllimisht, më synim për të treguar në mënyrë simbolike mbërritjen e Ismail Qemalit, 102 vjet më parë në Vlorë ku dhe ngriti flamurin kuqezi, duke themeluar shtetin shqiptar./BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Back to top button