Nxënësit nga Kërçova dhe Tetova më të mirët në garën e zjarrfikësve

Nxënësit e shkollave fillore nga Tetova dhe ato të shkollave të mesme nga Kërçova, ishin më të mirët në garën e tridhjetë për zjarrfikës që u mbajt në Gostivar. Ekipet kanë fituar ët drejtën të marrin pjesën garën që do të mbahet në Shkup vitin e ardhshëm.

Në garën me temë “Siguria ndaj zjarrit dhe kultura zjarrfikëse tek të rinjtë”, kanë marrë pjesë edhe ekipe komunale nga Dibra, Kërçova Gostivari, Tetova dhe Struga.

Kryetari i lidhjes së zjarrfikësve komunal, Vitomir Eftovski, tha se qëllimi i këtyre garave është që të njihet puna e zjarrfikësve dhe të ngrihet niveli i sigurisë kundër zjarreve

Lajme të ngjashme

Back to top button