Mjekët tanë zëvendësojnë gjermanët

Mjekët, motrat medicinale dhe profesionistët e teknologjisë informatike janë profesionet që më lehtë mund të gjejnë punë në tregun e Bashkimin Evropian. Në agjencitë e ndërmjetësimit thonë se këto kuadro mund të gjejnë punë kryesisht në Gjermani dhe Austri, ndërsa në shtetet e tjera si Sllovenia, Italia, Franca apo Spanja ekziston moratorium për punëtorët që nuk janë nga Bashkimi Evropian, shkruan Koha.

Gjithashtu, në vitet e fundit një pjesë e mjekëve gjerman kanë braktisur atdheun e tyre për t’u drejtuar në drejtim të Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të joshur nga pagat më të larta në këto vende, duke lënë kështu hapësirë për punësimin e mjekëve të huaj në Gjermani.

Mundësi për punësim kanë edhe qytetarët e Maqedonisë në studime postdiplomike të magjistraturës dhe doktoraturës, si dhe profesionet me nivel më të ulët të kualifikimit por që posedojnë pasaportë bullgare. Gjithashtu, të interesuarit për punë në Bashkimin Evropian me të madhe shfrytëzojnë edhe internetin dhe familjarët e tyre në shtetet evropiane me qëllim që më lehtë të gjejnë punë.

Lajme të ngjashme

Back to top button