Bamir Topi mysafir special i presidentit Ivanov

Ish presidenti i Shqipërisë Bamir Topi do të jenë mysafir special në konferencën dyditore për lider të rinj, e cila do të mbahet këtë fundjavë në Ohër, me iniciativën të presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov. Tema e konferencës dyditore është  “Sfidat dhe mundësitë e lidershipit ballkanik sot”, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të pesë gjeneratave të shkollës për lider të rinj, e cila tradicionalisht organizohet që nga viti 2010 e këndej me iniciativë të presidentit Ivanov.

Në konferencën e liderëve, përkrah Topit do të marrin pjesë edhe ish presidenti i Bullgarisë Georgi Prvanov, Dragan Stefanoviq, profesor i shkencave politike në SHBA si dhe juristi Muhamed Mesiq, i njohur si folës i disa dhjetëra gjuhëve të huaja botërore. Në suaza të konferencës dyditore do të mbahet debat në temën “Kontributi i Shkollës për Lider Alumni Asocacioni ISLAA i Ivanovit në lidership në dekadën e ardhshme”.

Në konferencën e kësaj fundjave, liderët e rinj do të kenë mundësi të shkëmbejnë mendime me liderët me relevancë, në këtë rast me ish presidentin e Shqipërisë Bamir Topin dhe Ish presidentin e Bullgarisë Georgi  Prvanov, merr vesh gazeta KOHA nga burime pranë kabinetit të  presidentit Gjorge Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button