Beteja e fotove nga Kryeministria, Mëhilli reagon sërish

Ish-zëdhënsja e Kryeministrit Berisha reagon sërish në lidhje me fotot e fundit të publikuara nga kryeministri Rama në Facebook mbi mobiljet e viteve 40-të, të cilat sipas Ramës ishikn kalbur në depot e Kryeministrisë.

Përmes një postimi në Facebook, Erla Mëhilli shkruan se për të hequr vëmendjen nga pytjet në lidhje me shpenzimet që ai po bën poston në Facebok nga New Yorku foto të mobiljeve të vjetra të Kryeministrisë.

“Edi Ramen nuk e ze gjumi ne mes te New York-ut. Ora 4 e mengjesit, efekti i jet-leg e mundon dhe sheh enderra me sy hapur. Ka shkuar ne New York per pune po lajm deri tani vetem ftesa si krushk ne dasmen e padrinos se tij Soros dhe foto me Bonon e U2 kane bere lajm.

Vret mendjen ç’te sajoje. Ashtu, ne zhgjenderr i fanepset vetja si Jakomoni, Mekembesi i Duçes teksa priste t’i benin gati godinen e Kryeministrise ne 1940. Kur te kthehet do ia kene bere gati…

Iu kujtuan foto qe i ka çuar Juta, fotografja, qe s’ka ç’pune te beje e bredh bodrumeve te Kryeministrise me aparat. Sa mire, aty ishin edhe disa mobilje te vjetra. Me siguri i kane hequr qe ne kohe te Adil Çarçanit, se Nano s’do t’i mbante kurre ato…

…po pse te mos sajoj nje lajm sikur i hoqi Berisha? Keshtu heq vemendjen nga pyetjet qe po me bejne per shpenzimet pa ligj qe po bej. Te heq vemendjen dhe nga shkarkimet nga puna dhe emerimet e gjithe drejtorave te besuar qe kisha ne Bashkine e Tiranes ne poste kyçe. Ajo puna e vullnetarizmit nuk ngjiti, te shoh mos bej ca tym shashke me keto. Le te shkruajne ca neper blogje keta militantet e mi, do kenaqen. Shqiptaret me votuan per te punuar, po une piktor jam kete pune di te bej.

Si s’po me ze gjumi.” shkruan Mehilli ne Facebook. /albeu http://www.albeu.com/shqiperi/beteja-e-fotove-nga-kryeministria-mehilli-reagon-serish/126030/

Lajme të ngjashme

Back to top button