Droga e rrezikshme po vret turistët në Amsterdam!

Zyrtarët mjekësorë në Amsterdam, paralajmëruan se në treg po shitet një drogë e rrezikshme për turistët, ku për pasojë kanë vdekur tre britanikë, pasi konsuamuan heroinë, duke menduar se ishte kokainë.

Në stacionin qendror të kryeqytetit holandez, është vendosur një mbishkrim i madh “Kokaina ekstremisht e rrezikshme po shitet për turistët” në këtë pjesë të qytetit, transmeton Telegrafi.

Fushata senzibilizuese filloi pasi dy britanikë, të moshave 20 dhe 21-vjeç, u gjetën të vdekur në një dhomë hoteli.

Sipas policisë, ata konsuamuan “heroinë të bardhë”, duke besuar se ishte kokainë.

Zëdhënësi i policisë së Amsterdamit, Rob van der Ven, tha se bëhet fjalë për të njëjtin lloj të drogës sikurse të cilën e konsumoj një tjetër turistë britanikë muajin e kaluar.

Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për heroinë apo produkt i heroinës që shitet si kokainë.

Lajme të ngjashme

Back to top button