Në Shkodër u mbajt “Miss dhe Mister Vogëlushi”

Një eveniment mjaft simpatik dhe i bukur është mbajtur në mbrëmjen e 25 nëntorit në Teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër që ka shpallur vogëlushët më të bukur të këtij qyteti.

‘Miss dhe Mister Vogelushi’ kështu është pagëzuar eventi nga producentja dhe presidentja e ‘Shkodra Next’, Shpresa Drasati, e cila falë punës së saj e ka finalizuar mjaft bukur në praninë e shumë spektatorëve që kishin mbushur sallën e teatrit.

Të ftuar të shumtë nga bota e spektaklit dhe menaxhimit të eventëve kanë qenë të pranishëm ku kanë vlerësuar këtë spektakël shumë të ëmbël, ndërsa kanë përgëzuar producentën duke i dhënë asaj fjalët uruese për këtë sukses të rradhës./Kosovarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button