Regulla të reja për mbajtjen e armëve

Në pajtim me rregullativën në MPB gjegjësisht me ndryshimet e reja dhe Ligjin për punë të brendshme të punësuari u nënshtrohen kontrollit të paraparë të sigurisë, i cili nënkupton kontroll nga aspekti i sigurisë publike dhe shtetërore.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska njoftoi se po bisedohet për ndërmarrjen e disa masave të caktuara të cilat do të thonë zgjidhje të reja normative të cilat kanë të bëjnë me një rregullativë më rigoroze për disponimin dhe përdorimin e armëve zyrtare, pasi që Ligji për armë ka të bëjë vetëm me armët të cilat janë me leje posedimi privat. Duket, tha ajo, se ekziston hapësirë shtesë për rregullativë më rigoroze në pjesën e përdorimit dhe disponimit të armës zyrtare.

-Qeveria tashmë ka paralajmëruar një nismë mbi të cilën po veprojmë dhe pres shumë shpejtë të gjitha institucionet, ndërsa janë më shumë në vend ku të punësuarit përdorin armë, t’i analizojnë rregullat dhe procedurat interne, rregullativa e cila e rregullon punën e tyre dhe të vendosen zgjidhje të cilat do të thonë aktivitet parandalues shtesë, sqaroi Jankulloska pas hapjes së Konferencës rajonale me temë “Reformat në polici në kuadër të sistemit penal-juridik dhe zbatimi i tyre. Ajo edhe njëherë potencoi se të gjitha këto masa nuk do të ishin të mjaftueshme dhe nuk do ta jepnin rezultatin e plotë nëse e tërë shoqëria nuk involvohet në një fushatë më të gjerë shoqërore për mostolerancën e dhunës të çfarëdo lloji.

Në lidhje me vrasjen e trefishtë në Zletovë të kryer nga një ushtar profesionist, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska sot me kërkesë të gazetarëve theksoi se për fat të keq në periudhën e fundit jemi dëshmitarë të ngjarjeve të cilat evidentojnë dhunë eskaluese, veçanërisht të dhunës vendore, ndërsa atë që MPB në.

Lajme të ngjashme

Back to top button