Mira Janji tashmë me performanca në skenë

Ajo ka qenë një nga këngëtaret më të lakuara të këtij viti që po lëmë pas, falë këngëve të reja, çmimeve nëpër evente në Kosovë, por edhe fotove të shumta nga fotografë të njohur.

E kemi fjalën për këngëtaren Mira Janji e cila mësojmë se tashmë në këngët e saja do të shohim edhe kërcimtarë, edhe vetë ajo do të kërceje e do të ketë perfomancë, duke i shtuar kështu plotësim të madh paraqaitjeve të saja skenike.

Artistja në programet e vitit të ri do të vijë me dy këngë, një baladë e një tjetër shumë ritmike, ku në këtë të dytën ka dhe grupin e kërcimit nga Kosova, ‘Future Step’, ku ka një performancë interesante së bashku me këngëtaren, ndërsa ajo po përgatitet të sjellë me video një tjetër këngë të bukur.

Si do të duket ajo dhe si ka kërcyer ajo do të duhet të presim dhe një muaj për ta parë në programet festive./Kosovarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button