Bie çmimi i benzinës dhe naftës

Prej mesnatës, benzina është liruar për katër denarë, ndërsa çmimi i naftës është liruar për 1.5 denar për litër, thuhet në vendimin e Komisionit Rregullator për energjetikë (KRE).

Me vendimin e KRE-së bëhet ulja e çmimeve të derivateve rafinerike për shitje me pakicë, edhe atë me një mesatare prej 4.01 dhe 2.83.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 tani është 79.50, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 81 denarë në litër. Me vendimin e KRE-së, çmimi i mazutit M-1 NS është ulur për 0.554 denarë dhe tani do të kushtojë 42.220 denarë për kilogram.

Si arsye e uljes së çmimeve të naftës, KRE thotë se është ulur çmimi i naftës së papërpunuar në tregun botëror, edhe atë prej 2.988 për qind dhe për shkak rënies së dollarit për 0.99 kundrejt denarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button