Ministri Ademi, refuzoi takimin e kërkuar një ditë më parë nga studentët

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi, refuzoi takimin e kërkuar një ditë më parë nga studentët me arsyetimin se ende nuk është formuluar koncepti se si do të jetë testimi ekstern, apo i ashtuquajturi sipas tij, provimi shtetëror.

“Për momentin, meqë ende nuk kemi një koncept të shkruar, nuk mund të realizoj takime për këtë temë. Por në momentin e parë që do të kemi një gjë të tillë dhe do ta shpërndajmë me palët e interesuara, sigurisht se do të hapim debat dhe në atë debat do të mund të kyçen të gjithë, përfshi këtu edhe studentët që kanë kërkuar takim”, deklaroi Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button