Me rastin e festave të nëntorit, poetët shqiptarë qëndrojnë në komunën e Sarajit

Kryetari i Komunës së Sarajit me rastin e festave të Nëntorit Bekim Murati ka pasur sot një takim me poetët nga Shqipëria, Kosova, Maqedoni dhe Presheva.

Poetët në fjalimet e tyre rikujtuan periudhat historike të shqiptarëve, duke filluar nga Nëntori i vitit 1912 e deri më sot. Gjithashtu ata recituan edhe poezi rreth festave të Nëntorit.

Kryetari i Komunës Bekim Murati, me këtë rast theksoi se Komuna e Sarajit në kontinuitet ka mbështetur shkrimtarët shqiptarë, duke ndihmuar botimet e tyre. “Ne, si shqiptarë me krenarin më të madhe shënojmë 28 Nëntorin, ditën e Flamurit, ditë kjo që vendosi fatin e popullit shqiptarë. Kësaj feste të shenjtë i bashkangjitemi edhe ne, shqiptarët e Maqedonisë, pasi që në përdorim zyrtarë kemi flamurin kombëtarë. Komuna e Sarajit si ç’do herë ka qenë e hapur dhe ka mbështetur aktivitetet kulturore. Ne, në kontinuitet dhe në bazë të mundësive tona përkrahim materialisht botimin e librave, me poezi, prozë apo libra me përmbajtje historike si dhe që kanë qëllim afirmimin e vlerave tona kombëtare. Njëherësh shfrytëzoj këtë rast që gjithë shqiptarëve kudo që janë t’ju uroj 28 nëntorin”, u shpreh mes tjerash kryetari Bekim Murati.

Lajme të ngjashme

Back to top button