Tre të akuzuarit për rastin “Monstra”, nesër transferohen në Idrizovë

Tre të akuzuarit për rastin “Monstra”, Haki dhe Fejzi Aziri si dhe Agim Ismailoviq nesër do të transferohen në burgun e Idrizovës, pas kërkesës së familjarëve të tyre të cilën ia drejtuan gjykatës për të realizuar këtë transferim.

Avokati mbrojtës, Naser Raufi, bën të ditur për Portalb, se gjykatësja ka pranuar kërkesën e familjarëve dhe tre të akuzuarit nga burgu i Manastirit dhe Prilepit pritet që nesër të vinë në burgun e Idrizovës.

Gjykatësja pranoi kërkesën tonë që parashtruam kohë më parë dhe tani presim që gjatë ditës së nesërme të bëhet transferimi”, tha për Portalb Raufi.

Raufi përgënjeshtroi atë që kishte shkruar e përditshmja Dnevnik, në të cilën thuhet se të akuzuarit kanë filluar të mbajnë burgimin dhe se më nuk janë në paraburgim.

“Kjo është një gënjeshtër, sepse po të ishte ashtu do të kërkohej ekstradimi i të burgosurve që bëhet nëpërmjet drejtorive të burgjeve dhe jo të kërkohet transferim nëpërmjet pëlqimit të gjykatës. Të akuzuarit janë në paraburgim deri sa të përfundojnë proceset gjyqësore”, tha Raufi.

Ndërkaq Portalb është në pritje të prononcimit të gjykatës lidhur me këtë çështje. / Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button