VMRO-PP: Qeveria të vendosë nëse do të ndjek rrugën e BE ose dëshpërimit

VMRO-Partia Popullore apelon tek të gjithë faktorët përgjegjës në Republikën e Maqedonisë të ulen dhe të mendojnë mirë, duke krahasuar argumentet nëse janë pro apo kundër anëtarësimit në BE dhe të vendosin, ose do të zgjedhin rrugën drejtë lirisë, demokracisë dhe mirëqenies ose do të vazhdojmë të zhytemi në dëshpërim dhe varfëri.

Nga VMRO-PP thonë se kanë ndjekur me kujdes planin e propozuar të kryetarit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker me të cilin do investohen 315 miliard euro në shtetet e Bashkimit Evropian që janë në kategorinë e shteteve më të rrezikuara sociale në BE.

Maqedonia, sipas kësaj partie, ndoshta do të ishte në mesin e këtyre shteteve por pasi që është kontestuese anëtarësimi në BE, qytetarët vetëm do të rijnë dhe do të shikojnë dhe kështu do të mbetemi shteti më i varfër në Evropë me papunësi më të lartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button