Google ‘tradhton’ YouTube

Google ka në plan ndryshimin e përmasave të videove kur ato shfaqen në rezultatet e kërkimit.

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Google për të integruar të gjitha shërbimet që disponon, kompania ka filluar të eksperimentojë me mënyrën e shfaqjes së videove muzikore në rezultatet e kërkimit të Google.

Në krye të rezultateve videoja kryesore do të paraqitet me përmasa të mëdha dhe do të ketë dizajnin e kartave Google Now që do të thotë se pranë saj do të përfshihen dhe informacione shoqëruese si emri i artistit, titulli i këngës, titulli i albumit dhe viti i lançimit.

Nuk dihet ende nëse përdoruesi do të ketë mundësi ta shohë videon që tek rezultatet e kërkimit apo do të duhet të klikojë për të kaluar në YouTube. Megjithatë momentalisht ky opsion është thjesht një eksperiment, por në qoftë se rezulton i suksesshëm do të bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button