Familja nga Manastiri përjetoi dramë të vërtetë me fëminë e tyre 4 vjeçar

Një fëmijë 4 vjeç është hospitalizuar në klinikat e Shkupit në gjendje koma, i cili pasi kishte pirë një substancë detergjenti, rrugës për në spital, ishte aksidentuar së bashku me familjen.

Fëmija fatkeq kishte pirë detergjentin, duke kujtuar se ishte ujë. Kjo sepse një nga prindërit kish mbushur shishen bosh të ujit me gaz, me një lëndë detergjenti për larjen e enëve dhe pastrimin e kuzhinës, shkruajnë mediet maqedonase.

Të alarmuar, ngaqë fëmija e tyre po humbte ndjenjat dhe nuk po merrte frymë, prindërit do të niseshin me të shpejtë drejt spitalit, por rrugës do të pësonin një aksident.

Fëmija do të hospitalizohej, por bashkë me të edhe prindërit, të cilët do të humbnin ndjenjat.

Vetëm një ditë më vonë, pasi e ëma do të zgjohej nga koma, do të përpiqej t’u rrëfente mjekëve se në të vërtetë fëmija e saj kishte pirë detergjent.

Meqenëse nuk zotëronte mirë gjuhën maqedonase, sepse ishte nuse nga Shqipëria, mjekët do ta kuptonin të vërtetën vetëm disa ditë më vonë, por kjo do të ishte vërtet vonë.

Si pasojë e efektit të kimikateve, fëmija do të pësonte komplikime të organeve digjestive dhe nuk do të mundte më të gëlltiste.

Duke parë gjendjen e rëndë të fëmijës dhe të prindërve të aksidentuar, autoritetet shëndetësore vendosin transferimin e tyre në spitalet e Turqisë.

Atje mjekët turq po përpiqen t’i shpëtojnë jetën vogëlushit 4-vjeçar.

Lajme të ngjashme

Back to top button