E lodhur me zgjatjen e shkurorëzimit…

Mila Kunis raportohet se është lodhur nga zgjatja e dramës së shkurorëzimit të Ashton Kutcher.

Yjet filluan të takoheshin në vitin 2012 pas një shoqërie shumë vjeçare që kishte nisur nga “That ’70s Show” në të cilën aktruan të dy.

Derisa gjerat mes tyre po shkojë mirë, Ashton po përpiqet të finalizojë martesën e tij me Demi, nga e cila u nda në vitin 2011 pas raporteve për tradhti nga ana e tij.

Ish çifti ende po vendosin detajet e divorcit, derisa Demi raportohet se po kërkon 18 milionë funte nga aktori. E kjo zgjatje e ka nervozuar Mila, e cila kërkon përfundimin e martesës pa i interesuar humbjet financiare.

“Mila i ka thënë Ashton t’i japë paratë Demi, pasi nuk bëhet fjalë për fitues. Ajo është lodhur duke mos e pasur të qartë të ardhëmen e tyre të përbashkët”, ka thënë një burim për revistën britanike “Closer”.

Javë më parë Ashton dhe Demi u panë duke biseduar në aeroport derisa dukej se mllefi mes tyre kishte kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button