Mitrevski ndahet nga Shkëndija

Igor Mitreski nuk është më tim-menaxher i Shkëndijës. Pas një takimi konstruktiv me presidentin e klubit z. Lulzim Imeri është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi. Ambiciet për të punuar jashta vendit kanë qenë arsyeja për të cilën vetë Mitreski ka kërkuar ndërprerje të bashkëpunimit, ndërsa ka gjetur mirëkuptimin e presidentit Imeri, që ka vendosur të pranojë kërkesën e tani më ish-tim menaxherit.

“Igor Mitreski më ka njoftuar se ka plane për të punuar jashta vendit dhe unë kam pranuar kërkesën e tij. E falemenderojmë për gjithë kontributin e dhën në periudhën e kaluar, ndërsa i dëshirojmë gjithë të mirat në të ardhmen. Ai do mbetet gjithmonë mik i KF Shkëndija”, deklaroi kryetari i Shkëndijës, Lulzim Imeri. Kujtojmë se Igor Mitreski i’u bashkua Shkëndijës në muajin gusht, kur u emërua si tim-menaxher i skuadrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button