fbpx

Maqedonia e prek 100-shen, Shqipëria e 50-ta

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll përsëri e ka prekur numrin 100 në renditjen e fundit të publikuar sot nga FIFA. Në renditjen më të re që e bën organizata botërore e futbollit, Maqedonia e mban pozitën e 103 me 340 pikë të tubuara dhe ka rënie me 4 pozita nga renditja e fundit. Për këtë rënie merita ka edhe disfata nga Sllovakia me rezultat 0:2 në kuadër të kualifikimeve për KE 2016.

Nga ana tjetër Shqipëria pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse në dy miqësoret ndaj Francës dhe Italisë, ka humbur dy pozicione. Kuqezinjtë tani renditen në vendin e 50-të me me 577 pikë nga 604 që kishte një muaj më parë.

Kreu i klasifikimit botëror mbahet nga Gjermania me 1725 pikë, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia.

Në 6 vendet e para nuk ka ndryshime, bie në sy avancimi i Spanjës me një shkallë në këtë klasifikim nga vendi i dhjetë në të nëntin duke parakaluar Uruguain. / Portalb /

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close