Spekulimet për ‘bombën’ e LSDM-së

Bomba e paralajmëruar nga LSDM-ja opozitare së shpejti do të bëhet publike. Por sa ajo do të ndikojë te opinion publik? Sipas profesorit Nikolla Dujoski duhet sa më shpejtë që është e mundur të tregohet se për çfarë bëhet fjalë sepse edhe të fshehët një vepër penale është gjithashtu vepër penale.

Por, a janë aq të forta dëshmitë me të cilat disponon LSDM-ja që të mund të ketë një kthesë të madhe politik apo destabilizim të vendit siç spekulohet?.

Profesor Dujovski është i bindur që kjo gjë nuk do të ndodhë.

‘Me çfarëdo informacione apo veprime që të bëhen nuk do të mund të bëhet një destabilizim i shtetit në këtë moment sepse shteti nuk është një individ, sepse në qoftë se dikush është i dyshuar për çdo vepër, në qeveri ka shumë njerëz të tjerë që do ta mbanin stabilitetin edhe të qeverisë edhe të shumicës parlamentare dhe të gjithë sistemit”, deklaroi Dujovski për REL.

Lajme të ngjashme

Back to top button