Zgjidhja e re për honorarët në dëm të punëtorëve

Ndryshimet ligjve me të cilët do të taitmohet sigurimi pensional do të jetë dritë e gjelbër që në redaksitë maqedonase  të mos ketë të punësuar, tha kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe punëtorëve medial, Tamara Çausidis.

Sipas saj edhe pse harxhimet duhet të jenë barë e punëdhënësve , ajo pret që ato të hynë në pagën neto për atë që është me honorarë apo m ndonjë lloj tjetër kontrate dhe sipas hulumtimeve në marrëdhënie të tilla gjenden tre e katërta e gazetarëve në Maqedoni.

Sipas hulumtimeve 77 për qind e gazetarëve janë deklaruar se punësimi i tyre është i pasigurt. Çausidis thotë se kjo kushtëzohet nga kushtet ku punojnë gazetarët ku një pjesë e madhe e tyre janë në punë jo të sigurta.

Eksperti për marrëdhënie pune, Zdravko Savevski, pasiguria në vendin e punës është problem i madh dhe nuk është e rastësishme, por rezultat i papunësisë së madhe dhe jo fleksibilitetit të vazhdueshëm të tregut të punës. Sipas tij, zgjidhja e re për honorarët mund të përfundojë në dëm të punëtorëve.

Sipas Savevskit edhe deri më tani ka pasur mekanizëm për të zgjidhur statusin e honorarëve.

“Nëse kujdesi për punëtorët ishte në plan të parë, shteti nuk duheshe të sjellë pagesën e kontributeve për sigurim social, por duheshe që inspektorati i vetë për punë të dilte në teren dhe të sanksiononte kontratat e fshehta të punës që të lajmërohen”, thotë Savevski.

Sipas hulumtimeve 77 për qind e gazetarëve janë deklaruar se punësimi i tyre është i pasigurt. Çausidis thotë se kjo kushtëzohet nga kushtet ku punojnë gazetarët ku një pjesë e madhe e tyre janë në punë jo të sigurta.

Lajme të ngjashme

Back to top button