Studentët kërkojnë takim me Ademin

Plenumi studentor kërkon takim me ministrin e arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi për të diskutuar lidhur me idenë për testimin ekstern. Përkundër qëndrimit të ministrit Ademi se nuk di me kë të takohet pasi studentët nuk kanë as adresë, ‘Plenumi Studentor’ ka publikuar madje edhe letrën e dërguar dhe të vulosur në ministri në të cilën thuhet: ‘Do të dëshironim ta realizojmë atë takim me Ju më 28 nëntor të premten me fillim në ora 12, në të cilin takim do të merrnin pjesë këta përfaqësues të ‘Plenumit Studebntor: Vlladimir Dellov, Tihomir Jankov, Anita Cvetanova dhe Bojan Matovski, thuhet në letrën e studentëve. Madje ftesën e tyre ata e kanë publikuar edhe në Fejsbuk.

Lajme të ngjashme

Back to top button