Kerry: Urime Shqipëri 102-vjet pavarësi

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry uroi shqiptarët në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan për festën e Pavarësisë.

Në mesazhin e tij Kerry ka shprehur edhe një herë tjetër mbështetjen e SHBA për Shqipërinë në rrugën e integrimit ne Bashkimin Evropian. Ai ka vlerësuar progresin e deritanishëm për integrimin e plotë Euro-Atlantik.

“Shqipëria është një aleate e besueshme e NATO-s dhe një forcë dhe një forcë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Falënderoj popullin shqiptar për mbështetjen e tyre për misionet ISAF dhe Mbështetja e Vendosur në Afganistan, si dhe kontributet e tyre të menjëhershme dhe të çmuara për koalicionin global për t’iu kundërvënë ISIS”, thotë në mesazhin e tij Kerry.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin në mënyrë aktive përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur kërkesat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ju përgëzoj për përparimin tuaj në rrugën drejt integrimit të plotë euroatlantik. Me këtë rast të posaçëm, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah jush si partneri dhe aleati juaj i palëkundur”, përfundon urimi i Sekretarit të Shtetit, John Kerry./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button