Maqedonia po e ndjek trendin e robotikës

Në Fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji informatike, sot, ishin të paraqitura robotë të punuara nga student të Fakultetit, robotë që i posedojnë institucione tjera arsimore, kompani private dhe organizata në Republikën e Maqedonisë. Me këtë aktivitet, është shënuar FEI u kyç në shënimin e Javës Evropiane të robotikës.

“ FEI si lider maqedonas në zhvillimin e robotikës, u kyç në javën evropianë të robotikës me qëllim që ti tregoj arritjet e veta si institucion, por edhe ato të Republikës së Maqedonisë në këtë sferë. Kjo ngjarje tregoi se jemi në të drejtë, gjegjësisht kemi çka të tregojmë dhe se ka interes që ajo gjë të shikohet. Për këtë arsye jemi të inkurajuar që edhe më tej të vazhdojmë me punën tonë”, deklaroi dekani i FEI, prof.dr. Mile Stankovski.

Sipas koordinatorit nacional të Javës Evropiane të Robotikës, dr. Vasko Sazdovski, kyçja e FEI dhe institucioneve tjera të larta arsimore, kompanive private dhe organizatave në ngjarje si kjo, e afron robotikën deri tek të gjithë qytetarët.

“ Në Republikën e Maqedonisë, viteve të kaluara, është shënuar rritja e interesit për robotikën. Robotizimi është një trend rritës në të gjithë Evropën po edhe në botë dhe mund të themi se edhe ne jemi duke e ndjekur trendin. Vërejta një interes të shtuar tek studentët e fakulteteve të informatikës dhe elektronikës, nxënës të shkollave të mesme teknike, dhe tek të rinjtë”, sqaron Sazdovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button