Rusia lëshon hijen e saj me Kishat maqedonase në stilin rus

Kishat ortodokse në Maqedoni gjithnjë e më shpesh po ndërtohen në stilin rus. Kisha e fundit nga katër që janë në ndërtim e sipër është paralajmëruar të ndërtohet si kish-qytet me një kompleks konakësh ku do të përfshihen shtëpi pleqsh, shtëpi për fëmijë, ambulant, hotel shtëpi e kulturës ruse. Ky kompleks në lagjen Zhelezara të Shkupit do të ndërtohet në tokën e Kishës Ortodokse Maqedonase. Sipas Radio Evropës së Lirë, ndërtimin e Kishës e ka filluar KOM-I duke kërkuar edhe donacione.

Pse gjithnjë e më shumë Kishat në Maqedoni ngjajnë me kishat ruse? Prifti Petar thotë stili i ndërtimit varet nga dëshira, por në fund përsëri vendos peshkopi i Dioqezës.

“Unë e di vetëm një gjë se në Dioqezën tonë Prespë – Pellgoni,pa marrë parasysh kush është investitorë ne i tregojmë si do të ndërtohet Kisha dhe çfarë arkitekture do të ketë. Unë dua që arkitektura të jetë në stilin maqedonas”, thotë prifti Petar.

Përveç ndërtimit t Kishës në lagjen Zhelezara, këtë vit njëlloj në lagjen Aerodrom, biznesmeni Sergej Samsonenko, financoi ndërtimin e një Kishe në stilin Rus.

Profesori universitar Cane Majonobski thotë se Kisha Ortodokse Maqedonase duke e parë gjendjen në të cilën ndodhet me Kishën Serbe, kërkon që të ndjek marrëdhënie të mira me Kisha tjera, veçanërisht me një Kishë të fuqishme siç është Kisha ruse.

Lajme të ngjashme

Back to top button