‘Edhe njo’ shumë shpejt në ‘Youtube’

U bë shumë kohë që kur kanë deklaruar se do të vijnë me një këngë duet. Kjo pritje të gjatë që kanë bërë fansat e bukuroshes Enca Haxhija dhe të rep artisti Mozzik do të shpërblehet me një super klip të cilët artistët janë duke xhiruar tash e sa ditë.

Kënga e tyre ‘Edhe njo’ që është incizuar kohë më parë, shumë shpejt do të lansohet në kanalin ‘Youtube’. Këtë gjë e kanë bërë të ditur si Enca ashtu edhe Mozzik.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, publikimin e kësaj kënge e kanë bërë të ditur edhe producentët Zzap and Chirss të cilët janë marrë me realizimin e këtij projekti.

Lajme të ngjashme

Back to top button