Qeveria autorizon të gjithë inspektorët kundër punëtorëve të pa lajmëruar

Të gjitha shërbimet inspektuese në vend do të autorizohen që të luftojnë ekonominë e zezë në vend duke sanksionuar çdo firmë ku do të gjejnë punëtorë të pa lajmëruar. Kjo është paraparë në ndryshimet e Ligjit për punë që duhet të hynë në procedurë qeveritare. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është zgjerimi i ingerencave të të gjitha inspekcioneve në vend  për të forcuar luftën kundër ekonomisë së zezë.

“Duke pasur parasysh se me  Ligjin për inspekcione bëhet koordinimi i shërbimeve inspektuese si dhe rregullimi në kohë dhe shpejt gjendjes me punëtorët e pa paralajmëruar, propozohet që edhe organet tjera të shërbimeve inspektuese të angazhohen në verifikimin e punëtorëve të paparalajmëruar te personat fizik”, thuhet në arsyetimin e propozim ndryshimeve.

Autorizime të këtilla do të marrin, inspektor nga inspektorati I tregut, inspektorët sanitar dhe ato shëndetësorë, inspektorët e mjedisit jetësorë, inspektorët komunal, të transportit ata të inspektimit teknik, inspektorët devizor ata të bujqësisë, pylltarisë, turizmit si dhe DHP dhe MPB. Të gjithë këto nëse hasin punëtorë të pa paralajmëruar në firma mund të urdhërojnë ndalimin e punës për punëdhënësin dhe të ngritin procedurën për thyerje të Ligjit

Lajme të ngjashme

Back to top button