Mërgimtarët instalojnë kamera nëpër shtëpitë e tyre

Për të mbrojtur shtëpitë dhe pronën në vendlindje nga hajdutët, të dëshpëruar edhe nga mosangazhimi sa duhet i institucioneve kompetente, tashmë mërgimtarët struganë me të madhe po instalojnë pajisje teknologjike, si kamera apo aparate me sinjale alarmuese.

Kjo dukuri është bërë masive sidomos gjatë këtij viti, si pasojë edhe shumëfishimit të vjedhjeve në shtëpitë e mërgimtarëve të Strugës, shkruan Koha.

Këtë tendencë e vërtetojnë edhe nga kompanitë e specializuara që shesin pajisje teknologjike, nga ku thonë se sivjet është rritur kërkesa, sidomos për kamera dhe aparate të tjera paralajmëruese. 

Vendim Polisi, ekspert në teknologji potencon se janë me dhjetëra mërgimtarë që tashmë të vetmen mënyrë për të mbrojtur pronën në vendlindje e shohin duke instaluar aparatura vrojtimi dhe sinjalizimi. Ai tregon se vetëm gjatë këtij viti ka instaluar me dhjetëra pajisje të kësaj natyre, kryesisht në shtëpitë e mërgimtarëve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button