Kamatat e ulëta ulin edhe çmimin e banesave

Një pjesë e madhe e bankave komerciale në Maqedoni kanë zvogëluar kamatat për kreditë banesore. Disponimi i bankave me më shumë para, konkurrenca indirekte e kamatave të ulëta të projektit “Blej shtëpi, blej banesë” dhe preferenca e bankave që më parë të kreditojnë qytetarët si borxhlinj më të sigurt në raport me firmat, janë shkaqet kryesore të zvogëlimit të normave të interesit për kreditë banesore që kanë arritur vlerën e rreth 350 milionë eurove, shkruan Koha.

Javën e kaluar bankat më të mëdha në vend kanë dalë me oferta për kredi banesore prej 2.9 apo 3 për qind në tre vitet e para të kthimit të kredive.

Konkurrenca në rritje në sektorin bankar ka imponuar që bankat në garën për klientë të ofrojnë kushtet më të mira në dekadën e fundit për blerjen e banesave.

Lajme të ngjashme

Back to top button