Nataliteti në rritje te shqiptarët

Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) ka publikuar të dhënat lidhur me natalitetin për kuartalin e tretë të këtij viti. Nga këto të dhëna nuk ka asgjë të re, përpos rikonfirmimit edhe njëherë se tek komunat me shumicë të popullsisë shqiptare, shkalla e natalitetit është më e madhe se sa shkalla e mortalitetit, për dallim nga komunat maqedonase, ku mortaliteti është më i madh. Kësisoj, në komunën e Tetovës rritja është për +196 dallim ndërmjet personave të lindur dhe të vdekur, në Gostivar +184, në Çair + 171, Saraj +151. Studeniçan +117… Ndërsa komunat ku mortaliteti është më i madh se nataliteti janë: komuna e Karposhit me -28, Kisela Voda me -13, Berovo -13, Demir Hisar -16, Kriva Palanka -13…

Në komunat e Karposhit dhe Kisela Vodës është karakteristike se ka numër më të madh të divorceve, ndërsa komunat me më pak divorce janë Saraji, Stuceniçani dhe Haraçina.

Të dhënat e përgjithshme të ESHS në nivel republikan, flasin se ekziston një rritje prej 1 për qind e lindjeve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button