Burg për 3 punonjës të Muftinisë së Shkupit

Gjykata ka dënuar me burg tre punonjës të Muftinisë së Shkupit.

Lajmi bëhet i ditur nga kjo e fundit, në profilin e saj në Facebook.

Sipas postimit në rrjetin social, me burg janë dënuar Skënder Buzaku – Sekretar i Muftinisë së Shkupit, Ismet Bytyqi – Referent Fetaro-Arsimor i Muftinisë së Shkupit dhe Nehat Veseli – aktivist i Muftinisë së Shkupit.

Muftinia e Shkupit shkruan në postimin e saj se dënimet me burg pasojnë kthimin dhe mbrojtjen e pronave-vakufeve të Muftinisë së Shkupit.

Nuk dihen arsyet e dënimeve me burg dhe nuk ka informacion as për lëndën e proceseve gjyqësore.

Pas përpjekjeve të shumta të këtij institucioni, është arritur të denacionalizohen 3 dyqane dhe rreth 20 mijë hektarë tokë ndërtimore në pjesën qendror të Shkupit.

Tre dyqanet ndodhen te ndërtesa “Ibni Pajko”, në afërsi të Urës së Gurit, në anën ku ndodhen ndërtimet e reja.

Lajme të ngjashme

Back to top button