Komunën e Çairit lehtë e ‘merr lumi’

Komuna e Kisella Vodës ka zgjidhur problemin e ujit që mblidhej gjatë shirave të rrëmbyeshëm në bulevardin Pavel Shatev, duke hapur kështu zgavra anembanë rrugës nëpër të cilat uji hyn menjëherë në kanalizim.

Kohë më parë qytetarët u ankuan lidhur me ujin që mbulonte këtë rrugë dhe për këtë arsye u bë intervenimi i menjëhershëm.

Kanalizimi në rrugën Pavel Shatev
Kanalizimi në rrugën Pavel Shatev
Kanalizimi në rrugën Pavel Shatev
Kanalizimi në rrugën Pavel Shatev

Një gjë e tillë nuk ndodh edhe në rrugën kryesore të komunës së Çairit, e cila sa herë që të bie shi, bllokohet nga uji të cilin e kthejnë kanalizimet.

“Jo vetëm rrugët por edhe nëpër shtëpi hyn uji dhe atë pothuajse në të gjitha lagjet e komunës së Çairit. Të sigurt në shtëpitë e tyre janë vetëm ata që jetojnë në ndërtesa”, tha Agim T, qytetar.

Portalb siguroi disa fotografi nga bulevardi i lartpërmendur që ndodhet në komunën e Kisella Vodës, në të cilat shihen masat e ndërmarra për parandalimin e vërshimeve.

“Një rrugicë asfaltohet dhe të gjithë dalin dhe bëjnë fotografi, kurse kanalizimet që janë për askund nuk brengoset askush. Lagjja e Serovës dhe e Gazi Babës mbulohen nga uji edhe nëse shiu nuk është aq i rrëmbyeshëm, thjesht kanalizimet janë të vjetra. Marrim premtime por asgjë nuk bëhet”, tha Rufi Selimi, banor i komunës së Çairit.

Nga komuna e Çairit thonë se në Gazibabë është ndërtuar kanalizimi dhe që së shpejti pritet që punimet të fillojnë edhe në rregullimin e kanalizimit të lagjes së Serovës, mirëpo nuk precizohet ndonjë datë.

“Sapo përfunduam rregullimin e kanalizimit të lagjes Gazibabë në komunën e Çairit dhe së shpejti pritet që projekte të tilla të realizohen edhe në komunat tjera. Shkak për mbledhjen e ujit është mbipopullimi i lagjeve dhe kanalizimet e vjetra nuk janë në gjendje të përballojnë këtë situatë dhe kthejnë ujin. Ky problem së shpejti do të zgjidhet”, tha Rami Qerimi nga komuna e Çairit, për Portalb.

Ndërkaq nga vërshimet e kaluara, familja Limani ende nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim, edhe pse një gjë e tillë ju premtua pasi që për disa javë ata ngelën pa vend për të jetuar.

LEXO MË SHUMË:

Shkupi ‘noton’ në llom (FOTO)

Sërish vërshime në Çair (FOTO)

Disa shtëpi në Çair të pa banueshme për shkak të vërshimeve

Komuna e Çairit nuk çan kokën për familjen Limani

Limani: Kemi mbetur në rrugë, ndihmat nga komuna askund

Lajme të ngjashme

Back to top button