Demi i shtëpisë përplas për vdekje një banor të Novo Sellës

Banori i fshatit Novo sellë, Komuna e Zhelinës, Xh.I,73 vjeçar ka vdekur pasi është përplasur në muret e shtëpisë nga demi, informon zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Fatkeqësia ka ndodhur dje në orët e mbrëmjes, deri sa  plaku është munduar që ta lidh demin, i cili më pas ka vrapuar drejt tij duke e përplasur në muret e shtëpisë. Fqinjët kanë ofruar menjëherë ndihmë, por nga lëndimet e mara XH.I vdes gjatë rrugës për në spitalin e Tetovës.

Policia ka folur me mjekët e spitalit për llojet e plagëve të mara  dhe për shkakun e vdekjes dhe ka bërë ekspertizën në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button