fbpx

Reali fitoi me zor, Liverpooli afër eliminimit

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Real Madrid, ka marrë edhe fitoren e pestë në pesë ndeshje në garën e madhe evropiane, duke mposhtur në Zvicër Baselin me rezultat 0:1.

Për Baselin nga minuta e parë u paraqit edhe Shkëlzen Gashi.

Cristiano Ronaldo shënoi golin e fitores në minutën e 35 të pjesës së parë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Liverpooli është befasuar nga skuadra bullgare, Ludogorets, duke u ndarë barazim 2:2.

Abalo dhe Teriev shënuan për vendasit, ndërsa te Liverpooli, shënuan Lambert dhe Henderson.

Reali tani udhëheq me 15 pikë, Baseli 6, Liverpooli dhe Ludogoretsi me nga 4. Në xhiron e fundit Liverpooli e pret Baslin, dhe opsioni i vetëm për të kaluar në raundin tjetër për skuadrën angleze, është fitorja.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close