Maroku nën ujë, mbyten 36 persona, humbasin 6 tjerë (FOTO)

Të paktën 36 persona kanë mbetur të vdekur në Marok dhe 6 të tjerë janë shpallur të humbur si rezultat i motit të keq dhe përmbytjeve që kanë goditur prej dy ditësh vendin.

Ministri i Brendshëm, Mohamed Hassad, fajësoi drejtuesit e emergjencave për numrin e lartë të vdekjeve në atë që është përshkruar si një nga katastrofat më të rënda natyrore që kanë goditur vendin.

I gjithë jugu i Marokut thuajse është përmbytur, ndërsa autoritetet evakuuan me mijëra banorë të fshatrave të këtij rajoni.

Për shpëtimin e 432 personave është dashur një ndërhyrje nga ajri me helikopterët ushtarak pasi ata ndodheshin të izoluar në një fshat.

Në këtë shtet gjysmë-shkretëtirë është e rrallë të shohësh shira të tillë, ndaj autoritet e vendit kanë qenë të papërgatitur.

Teksa njoftoi se më shumë se 20 mijë familje janë pa energji elektrike, ministri i Brendshëm maroken tha se do të duhen të paktën katër ditë që vendi t’i rikthehet normalitetit.

Maroku nën ujë
Maroku nën ujë
Maroku nën ujë
Maroku nën ujë
Maroku nën ujë
Maroku nën ujë
Maroku nën ujë
Maroku nën ujë

Lajme të ngjashme

Back to top button