Këshilli i Evropës hap linjë telefonike për ndihmë gazetarëve të rrezikuar

Këshilli i Evropës do të hapë një linjë për “ndihmë” ndaj gazetarëve të cilët janë nën kërcënime dhe presion në vendet anëtare të kësaj organizate, transmeton AA. Qëllimi i projektit është të krijohet mekanizmi efikas dhe i shpejtë i ndërhyrjes ndërkombëtare për ndihmë ndaj gazetarëve të cilët për shkak të detyrave profesionale ishin shënjestër e kërcënimeve dhe llojeve të ndryshme të presionit.

Nga Këshill i Evropës planifikojnë që ankesat dhe parashtrimet e gazetarëve për ndihmë të procedohen në mënyrë të shpejtë dhe efikase në institucione përkatëse të Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe OKB-së.

Me mbështetjen e Senatit francez në Paris më 4 dhjetor do të organizohet një konferencë në lidhje me këtë projekt të Këshillit, ku do të flasin ekspertët në profesion, përfaqësues të mediave, gazetarëve investigativ, organizatave të gazetarëve, OJQ-ve dhe ministrat e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

Bëhet fjalë për projektin i cili për herë të parë ishte përmendur në një vendim këshillues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në vitin 2010.

Lajme të ngjashme

Back to top button