fbpx

OKB: Miliona sirianë kanë nevojë për ndihma

Shefja e Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Valerie Amos, ka vlerësuar se 12.2 milionë sirianë kanë nevojë për ndihmë për shkak të shtimit të dhunës dhe përkeqësimit të kushteve në Siri.

Megjithatë, mbrëmë gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, zonja Amos tha se dërgimi i ndihmave nga Turqia dhe Jordania, në hapësirat nën kontrollin e kryengritësve në Siri, pa miratimin e qeverisë, ka “bërë ndryshim”.

Ajo ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit ta zgjatë autorizimin e Kombeve të Bashkuara për vazhdimin e lejimit të ndihmave të tilla, meqë mandati aktual kalon në muajin janar.

Valerie Amos tha se 7.6 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Sirisë, ndërsa 3.2 milionë janë larguar në vendet e tjera, që paraqet zhvendosjen më të madhe në konflikte.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close