Merkel: Rusia po provokon paqen në Europë!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka akuzuar hapur Rusinë se po shkel ligjet ndërkombëtare me ndërhyrjen e saj në Ukrainë. Gjatë një fjalimi në parlamentin gjerman të mbajtur të mërkurën ajo tha se zgjidhja e konfliktit do të kërkojë shumë durim.

“Asgjë nuk e justifikon pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të Rusisë në luftimet në Donjeck dhe Luhansk. Veprimet e Rusisë kanë ngritur dyshime rendin paqësor në Europë dhe janë në shkelje të plotë të ligjeve ndërkombëtare. Përpjekjet tona për të kaluar këtë krizë do të kërkojnë durim dhe forcë”.

Akuza e Merkel vjen në të njejtën ditë kur në Krime, avionët luftarakë rusë mbërritën në aerodromin luftarak në Belbek, për të përforcuar edhe më tepër pozitën e Moskës në gadishullin që iu mor Ukrainës në mars të këtij vit.

Përveç Krimesë, NATO ka raportuar se trupat ruse janë parë sërish të veprojnë në lindje të Ukrainës. Këtë e konfirmoi gjenerali amerikan Filip Bridlov, para se të takohehj me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko. Bridlov, i cili përveç postit të lartë në NATO mban edhe atë të komandatit të forcave amerikanë të vendosura në Europë, vizitoi Kievin në një çast mjaft të rëndësishëm. Ai i shprehu presidentit ukrainas mbështetjen për luftën e tij për bashkimin e vendit, duke thumbuar edhe presidentin rus. “Mendoj sinqerisht se zoti Putin është befasuar nga puna mjaft e mirë e trupave tuaj”, it ha Bridlov presidentit ukrainas.

Lajme të ngjashme

Back to top button